Picture
Kur kafeja përdoret në sasi të mëdha gjatë ditës, me qëllim të shtuarjes së energjisë, atëherë ndodh një proces në trupin tonë që i ngjan atij të fajdexhinjve.

Ndoshta kafeja të jep energji, por më vonë të merr shumë më shumë energji se sa të ka dhënë ajo ty. Doktorët tregojnë që konsumi i kafesë bëhet problematik kur bëhet jashtë masës apo kalon sasinë e dy filxhanëve në ditë.

Gjithashtu, pirja e tepërt e kafesë tek njerëzit që tashmë kanë probleme me ankth do të mund të shkaktojë probleme tjera. Problemet që do të mund të dalin janë rrahja e shpeshtë e zemrës, ankth i shtuar, irritomi, lodhja depresioni apo edhe gjendja e përgjumshme sapo të kalojë efekti i kafesë, që është rreth 3 orë pas konsumit.

 
 
Picture
Fruthi ose morbilli, e njohur edhe si e “keqja e vogёl”, ёshtё sёmundje ngjitёse virale, qё klinikisht pёrcillet me temeraturё tё lartё, me shenja tё shprehura katarrale dhe paraqitjen e ekzantemës nёpёr lёkurё dhe enantemёs nё mukoza.dr.Izet Sadiku, mr.sci,
infektolog


Fruthi zakonisht atakon moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe te tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes spërklave tё ajrit dhe para përdorimit tё vaksinës, sёmundja ёshtё paraqitur nё formë epidemike çdo 2-5 vite. Pas aplikimit tё vaksinёs, incidenca e kёsaj sёmundje ёshtё zvogëluar, por herё pas here paraqiten epidemi nё popullatën joimune. Nё vendet e pazhvilluara fruthi ёshtё njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve, ku pёr shkak tё komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator, vdekshmëria arrin deri nё 20%.

Kush e shkakton fruthin?
Virusi i fruthit bënё pjesё nё grupin e paramixovirusve, ka madhёsi 120-150nm.

Si pёrhapet?
Fruthi ёshtё sёmundje vetёm e njerëzve. Burim i nfeksionit ёshtё njeriu i sёmurё, i cili e mban virusin nё mukozёn e rrugёve tё frymarrjes, ndёrsa infekcioziteti mё i madh ёshtё nё javёn e parё, nё stadin katarral tё sёmundjes. Nё stadin e ekzantemës, infekcioziteti ёshtё i vogёl pёr shkak tё sasisё sё vogёl tё virusit nё rrugёt respiratore. Dy ditё pas paraqitjes sё ekzantemës, i sёmuri nuk ёshtё mё infekcioz. Pёrhapja e virusit bёhet pёrmes rrugёs frymarrjes dhe konjuktivёs, pёrmes spërklave tё ajrit nё kontakt tё drejtpërdrejt me tё sёmurin. Pasi qё virusi i morbillit ёshtё shumё i ndieshёm nё ambientin e jashtёm ku qёndron vetёm 10 minuta, pёrhapja e sёmundjes nga personi i tretё (mёnyra indirekte) bёhet nё raste tё rralla nё çerdhe dhe institucione ku ka shumё persona. Kёshtu qё, gjatё kohёs sё paraqitjes sё sёmundjes duhet qё dhoma e tё sёmurit tё ajroset sa mё shumё.
Sёmundja mё shumё pёrhapet nё qytete ku ka karakter endemik pёr shkak tё kontakteve mё tё shpeshta nё mes njerёzve dha paraqitet nё sezonin dimёr- pranverё. Tё porsalindurit deri nё moshёn 6 mujore, nuk sëmuren nga fruthi nё qoftё se nёna e fёmiut e ka kaluar sёmundjen ose ёshtё vaksinuar, sepse antitrupat barten nё formё pasive me rrugё transplacentare nga nёna te fryti. Nёse nёna nuk ёshtё imune mund tё sëmuren nga fruthi edhe tё porsalindurit.Nё Kosovё vaksinimi i obliguar kundёr fruthit ka filluar nё vitin 1971, i cili e ka përmirësuar shumё gjendjen epidemike me kёtё sëmundje, por pёrkundёr kёsaj, Kosova, ka pasur njё shkallё mё tё lartё tё vdekshmёrisё nga kjo sёmundje nё krahasim me vendet e rajonit.Cila ёshtё pasqyra klinike?
Inkubacioni (periudha prej momentit tё infektimit deri te paraqitja e shenjave tё sëmundjes) fruthit, zgjat 10-12 ditё dhe nё kёtё fazё nuk ka shenja tё sёmundjes.
Pastaj fillon paraqitja e shenjave tё sёmundjes e cila kalon nёpёr dy stade:

1. Stadi kataral i cili shoqёrohet me temperature tё lartё, ngjizje tё zёrit dhe kollё, skuqje tё konjunktivave sё syrit. Nё zgavrёn e gojёs nё nivel tё dhёmbёve tё poshtёm molar paraqiten njollat e Koplikut qё kanё ngjyrё tё bardhё nё tё pёrhimët me skuqje rreth tyre me madhёsi rreth 1 mm e qё paraqesin shenjёn e sigurt tё fruthit.
Ky stad zgjat 3-4 ditё dhe e dallon fruthin nga sëmundjet tjera ekzentematike si, Rubeola dhe Varicela, tё cilat kanё stad katarral mё tё shkurtёr dhe jo shumё karakteristik .

2. Stadi egzantematik fillon nё kohёn kur temperatura ёshtё 39-40°C, me paraqitjen e ekzantemës makulopapuloze, qё fillon sё pari pas veshёve, nё fytyrё, kokё (pjesёn me qime), pastaj përfshin qafen, kraharorin dhe tё gjitha pjesёt e lёkurёs pa i kursyer as shuplakat dhe shputat.
Ky stad zgjat 2-3 ditё dhe kur ekzantema paraqitet nё tёrё lёkurёn temperatura, fillon tё ulet. Pas 3-4 ditёve, ekzantema fillon tё tёrhiqet sipas rendit qё ёshtё paraqitur nga poshtё-lartё.
Pas kёsaj fillon edhe stadi i rekovaleshencёs (përmirësimit) nё tё cilёn pacienti fillon tё përmirësohet, tё kthehet nё normalitet, temperatura bie nё normale, ekzantema tёrhiqet dhe kemi njё qërim tё lehtё tё lёkurёs nё trup, por jo nё shuplaka dhe duar, qё e dallon fruthin nga skarlatina, si dhe fillon tё kthehet oreksi.
Nёse i sёmuri vazhdon ende me shenja tё sёmundjes si temperaturë, kollitje, atёherё flasim pёr komplikimet e fruthit tё cilat janё: pezmatimet e veshit, mushkërive, trurit (encefaliti) dhe një komplikim shumё i rallё 1:1 000 000 raste tё tё sёmurёve, ёshtё encefaliti subakut sklerotizant, i cili zakonisht përfundon me vdekje 6-9 muaj pas lajmërimit tё sëmundjes.

Si bёhet diagnoza e sëmundjes?
Diagnoza e fruthit bazohet nё pasqyrën klinike, analizat laboratorike dhe nё testet serogjike. Shpesh sëmundja diagnostikohet nё bazё tё pasyrёs klinike e cila ёshtё shumё karakteristike pёr fruthin, si ekspozimi ndaj fruthit, simptomat katarale (kollitje, skuqje e konjunktivave, njolla e Koplikut) qё zgjasin 3-4 ditё, paraqitja e ekzantemës makulopapoloze me pёrhapje kranialokaudale (nga lart e poshtё trupit), janё shenja tё sigurta pёr sёmundjen e fruthit.
Nga ekzaminimet laboratorike duhet pёrmendur se zakonisht kemi leukopeni (zvogëlim i rruazave tё bardha tё gjakut). 
Diagnoza serologike bёhet me testin Eliza, pastaj reaksionin e inhibimit tё hemaglutinimit, por mund tё bёhet edhe me testin e neutralizimit.

Si bёhet mjekimi?
Mjekimi i sёmundjes kёrkon pёrdorimin e masave higjeniko-sanitare dhe mjekimi simtomatik. Pacientёt duhet tё qёndrojnё nё dhoma tё veçanta nё qetësi dhe dhoma duhet tё ajroset sa mё shumё. Fёmijёt nuk duhet tё shkojnё nё shkollё ose nё çerdhe.
Mjekimi me barna ёshtё simptomatik, pёrdoren barna kundёr temperaturës, kundёr kollitjes, vitamina dhe lёngje.
Nё rast tё paraqitjes sё komplikimeve si pezmatimi i veshit ose i mushkёrive, mund tё pёrdoren edhe antibiotikë.

Cilat janё masat parandaluese?
Pёrdoren masat aktive dhe pasive tё mbrojtjes.
Mbrojta pasive bёhet me aplikimin e gamaglobulinёs hiperimune humane, e cila deri nё moshёn tre vjeçare jepet nё dozё 3-5 ml me rrugё intramuskulare. Nёse jepet mbrojtja pasive deri nё ditёn e tretё pas ekpozimit ndaj sëmundjes, pengohet paraqitja klinike e sёmundjes, e nёse jepet nё ditёn 4-6, paraqitet fruthi me dekurs shumё tё lehtё.
Dhёnia e gamaglobulinёs bёhet vetёm nё rast tё epidemisё te fёmijёt kahetik (tё dobёt fizikisht), te ndonjё sёmundje qё nuk mund tё aplikohet vaksina.
Mbrojtja aktive kundёr fruthit bёhet me vaksinё tё cilёs i nёnshtrohen tё gjithё fёmijёt posa tё kenё mbushur 12 muaj, konkretisht tё gjithё personat prej moshёs 1-14 vjeçare e tё cilёt nuk e kanё kaluar sёmundjen.
Vaksinimi kundёr fruthit bёhet me njё dozё prej 0.5 ml tё vaksinёs sё dobёsuar e cila jepet me rrugё subkutane (nёnlёkurё) nё pjesёn e pasme tё krahut. Vaksina mund tё jepet zakonisht si vaksinё e kombinuar fruth+parotid + rubeolё.
Rivaksinimi i fёmijёve bёhet para moshës shkollore. 
Pas infeksionit nga kjo sёmundje mbetet imunitet i pёrjetshёm.
 
 
Picture
Do të flasim për ndërveprimet të cilat ndodhin gjatë përdorimit të barnave kundër dhimbjes (analgjetikëve), barnave për uljen e temperaturës së rritur trupore (antipiretikëve) dhe antireumatikëve- barnave për mjekimin e sëmundjeve reumatike.Acidi acetilsalicilik (aspirina)- vepron duke bllokuar në mënyrë jospecifike enzimën ciklooksigjenazë, me ç’rast ulet përqendrimi i prostaglandineve në ind. Shfrytëzohet si analgjetik, antipiretik, antiflogjistik (efekt kundër inflamacionit), si edhe për parandalimin e sulmit në tru dhe infarktit të zemrës- në bazë të aftësisë për pengimin e grumbullimit të trombociteve, me fjalë tjera pengimin e formimit të trombit.
Ndërveprimi me ushqimin. Nëse merret gjatë ngrënies, ngadalësohet thithja, dhe kështu dobësohet edhe veprimi i barit. Po ashtu, bllokon edhe enzimën e lukthit- alkool dehidrogjenaza- dhe në rast të marrjes së njëkohshme me alkool, mund të forcojë efektin negativ të alkoolit në kuptimin e dëmtimit të mukozës s lukthit.
Këshillat. Për të arritur efektin më të shpejtë, duhet që acidi acetilsalicilik të merret një orë para ngrënies ose dy-tri orë pas ngrënies. Kjo është sidomos e nevojshme te sëmundjet akute. Nuk rekomandohet marrja e këtij bari në lukth të zbrazët, ndërsa personat të cilët kanë probleme me lukth, duhet që (përkundër efektit më të vonshëm) barin ta marrin së bashku me ushqim. Marrja e barit duhet të bëhet me sasi të mjaftueshme të lëngut (gjysmë gote ose një gotë ujë).

Paracetamoli- shfrytëzohet si analgjetik dhe antipiretik. Vepron ashtu që bllokon në qendër enzimën ciklooksigjenazë. Efekti analgjetik arrihet duke bllokuar sintezën e prostaglandineve dhe ngritjen e pragut të ndjeshmërisë në dhimbje. Ndërsa efekti antipiretik është pasojë e veprimit në qendrën termorregulluese në hipotalamus.Ndërveprimi me ushqimin. Marrja e paracetamolit së bashku me ushqimin ose menjëherë pas ngrënies, mund të sjellë deri te veprimi shumë i vonshëm i barit. Prania e fibrave të shumta dietetike në ushqim zvogëlon dukshëm thithjen dhe reagimin e barit. Përdorimi akut i alkoolit zvogëlon zbërthimin e paracetamolit (si pasojë ndodh veprimi i zgjatur), ndërsa përdorimi kronik shpejton zbërthimin e paracetamolit (e për pasojë ka veprimin më të shkurtë). Me anë të përdorimit të alkoolit, po ashtu mund të rritet efekti i dëmshëm, toksik, i paracetamolit në mëlçi.
Këshillat. Përdorimi i paracetamolit rekomandohet një orë para ose dy-tri orë pas ngrënies. Duhet shmangur përdorimin e fibrave dietetike dhe alkoolin. Doza ditore duhet të ndahet në tri-katër doza të veçanta. Kohëzgjatja e përdorimit nuk duhet të tejkalojë një javë.

Diklofenaku - përdoret si analgjetik, antiflogjistik dhe antireumatik, ndërsa ngjashëm sikurse barnat e mësipërme, vepron duke bllokuar enzimën ciklooksigjenazë.
Ndërveprimi me ushqimin. Ushqimi shtyn thithjen e diklofenakut, që humb rëndësinë te përdorimet kronike, sepse bio-disponueshmëria e barit mbetet e pandryshuar.

Këshillat. Për shkak të tolerancës më të mirë, rekomandohet që të merret gjatë ngrënies dhe me shumë lëng. Nuk rekomandohet marrja e këtij bari në lukth të zbrazët. Format e barit të cilat kanë mbështjellës rezistues ndaj lëngut të lukthit, si edhe format me veprim të zgjatur, duhet po ashtu të merren me anë të ushqimit.

Derivatet e acidit propionik- Ibuprofeni, ketoprofeni dhe naprokseni përdoren si analgjetikë dhe antireumatikë (lehtësojnë dhimbjen, zvogëlojnë inflamacionin dhe ulin temperaturën trupore), ndërsa veprojnë sikurse diklofenaku.
Ndërveprimi me ushqimin. Nëse merren gjatë ngrënies, absorbimi i ibuprofenit, naproksenit dhe ketoprofenit, zvogëlohet dukshëm. P.sh. te ketoporfeni, përqendrimi maksimal zvogëlohet për 35%, ndërsa thithja shtyhet për rreth 100 minuta. Ibuprofeni, sidomos në doza të mëdha, shton veprimin e alkoolit. Te naprokseni nuk zvogëlohet bio-disponueshmëria, por shtyhet arritja e përqendrimit maksimal në gjak.
Këshillat. Edhe pse gjatë ngrënies, pjesërisht shtyhet thithja e të gjitha derivateve të acidit propionik, për shkak të tolerancës më të mirë nuk rekomandohet marrja e këtyre barnave në lukth të zbrazët. Te personat e ndjeshëm, po ashtu rekomandohet marrja e barit gjatë ngrënies. Këto barna është mirë të merren me një sasi të mjaftueshme të ujit. Naprokseni duhet të merret më së largëti 30 minuta pas ngrënies.


 
 
Picture
Shenjat e infeksioneve urinare, faktorët favorizues, mënyra se si mjekohet sëmundja dhe trajtimi i saj do të shpjegohen sot nga mjekja Benedeta Hoxha. Gjithashtu, ajo do të shpjegojë edhe komplikacionet e sëmundjes, nëse ajo kapet në faza të avancuara ndaj bën apel që të mos neglizhohet me sëmundjen.

Ju thatë se një faktor favorizues për shfaqjen e infeksioneve të fshikëzës së urinës është diabeti i sheqerit. Si ndikon konkretisht kjo patologji metabolike?
Niveli i lartë i glicemisë në gjak krijon kushte për zhvillimin mikrobit, shkaktarë për shpërthimin e infeksionit urinar. Në këtë rast, mjekimi duhet të jetë më i gjatë.

Mund të kronicizohen cistitet?
Po mund të ndodhë që infeksionet e fshikëzës së urinës të kronicizohen. Ndodh që sëmundja fillimisht të shfaqet pa shenja “të mëdha” dhe mund të neglizhohet dhe të kalohet pa probleme dhe pa u trajtuar. Në këtë mënyrë, këtyre persona që një herë janë prekur nga këto infeksione, duke rënë në kontakt sërish me faktorët shpërthyes të infeksionit, t’u rishfaqen problemet dhe në këtë mënyrë të kalojnë në kronizicim të cistitit.

Cilat janë shenjat e sëmundjes?
Mjekut duhet t’i drejtoheni kur pacienti urinon shpesh, ka ndjenjën e moszbrazjes së fshikëzës, djegie gjatë ose në fund të urinimit, dhimbje ose rëndim në fund të barkut. Urina mund të ndryshojë ngjyrë dhe të bëhet më e errët, dhe rrallë herë mund të shoqërohet me pika gjaku në fund të urinimit.

Si mjekohen infeksionet e fshikëzës së urinës?
Mjekim bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku sipas një urokulture (mbjellje të urinës). Trajtimi bëhet për 10-14 ditë, dhe në rastet e cistiteve kronike pacienti mund të mbahet dhe me mjekim mbajtës deri në 2-3 muaj.

Shërohet plotësisht?
Nëse kapet në kohë dhe trajtohet si duhet, cistiti mund të kurohet shumë mirë. Veçse këta persona që janë prekur njëherë nga kjo patologji, duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm, pasi mund të ripreken prej tyre.

Çfarë komplikacionesh mund të shfaqen, nëse nuk trajtohet në kohë?
Përveç kronicizimit mund të ndikojnë në shfaqjen e problemeve në veshkë, si p.sh., pyelonefriteve akute dhe kronike, që shfaqin problemet e veta që mund të shkojnë deri në insuficiencë renale kronike.

Çajrat bimorë, ndikojnë në eliminimin e infeksioneve?
Po. Çajrat me kalli të dellit, bishtat e qershisë, ureniks, që është përzierje bimësh medicinave, kokat e trëndafilit të egër, kanë qenë mjaft të mira për trajtimin e cistiteve. Këto nxisin urinimin dhe bëjnë një pastrim mekanik të fshikëzës.

Shenjat
Kur duhet t’i drejtohemi mjekut
- Pacienti urinon shpesh
- Djegie gjatë ose në fund të urinimit
- Dhimbje ose rëndim në fund të barkut
- Urina mund të ndryshojë ngjyrë dhe të bëhet më e errët, dhe rrallë herë mund të shoqërohet me pika gjaku në fund të urinimit

Këshilla

Si mund të parandalohen?
- higjienë personale sa më e mirë
- pini sa më shumë lëngje pa gaz
- mos pini alkool
- mjekoni sëmundjet e tjera favorizuese si: diabeti, apo dhe infeksionet gjinekologjike të gratë
- tregoni kujdes gjatë shtatzënisë, duke bërë kontrolle të shpeshta me analizë urine
- zbrazni fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar
- bëni analiza të urinës komplet të paktën 1-2 herë në vit

 
 
Picture
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën dhe për këtë arsye duhet të dimë të ruajmë zemrën.

Shumë aktivitete në dukje të padëmshme janë shkak i mosfunksionimit të mirë të saj. Ja disa nga “veset” që dëmtojnë zemrën tonë dhe që duhet të mundohemi t’i shmangemi:

Nevrikosja - Personat agresivë e vendosin zemrën në sforco të tepruara duke e dëmtuar atë.

Mërzia - Mërzia çon në një stil jete shumë pak të shëndetshëm: pihet më shumë duhan dhe pije alkoolike kur je i mërzitur.

Fjetja më pak se 5 orë gjatë natës - Personat që flenë më pak se 5 orë në natë rrezikojnë dy herë më shumë të goditen nga sëmundjet e zemrës se personat që flenë 7 orë gjatë natës.

Shikimi i tepërt i TV - Qëndrimi për orë të tëra para TV rrit rrezikun e infarktit.

Aktiviteti i tepërt fizik - Është gabim i madh të bësh palestër apo sport pa limit. Zemra mund të mos e përballojë.

Të ngrënit e mishit të kuq - Mishi i kuq ka shumë yndyrë që rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.


 
 
Picture
Dy orë palestër në ditë nuk mjaftojnë për të humbur kilet e tepërta. Për të qenë në formë, duhet të përgjysmoni sasinë e ushqimit.

Nëse doni që dieta juaj të ketë sukses, nuk duhet të tregoheni striktë ndaj rregullave të forta apo gramëve që duhet të humbisni çdo javë.

Everett Logue, specialist pranë “Summa Health System” dhe një grup kolegësh, kanë kryer një studim me 329 vullnetarë të moshës 50 vjeç të gjithë ishin mbipeshë dhe kanë ndjekur një program dobësimi për dy vjet.

Programi kishte parashikuar 5 pika themelore, si ushtrime fizike në mënyrë konstante, shtimin e aktivitetit fizik ndaj ditës, ulje të sasisë së ushqimit, sheqernave dhe yndyrës në ushqime, si dhe konsumimin e frutave dhe perimeve.

Ata që e kanë marrë seriozisht këtë dietë, kanë arritur më pak sukses, ndërsa ata që nuk kanë ndjekur me rreptësi dietën, duke mos kaluar shumë kohë në palestër, kanë përgjysmuar sasinë e ushqimit që përdornin. Ky grup pacientësh ka arritur që brenda dy vitesh të humb disa kilogramë, pa krijuar ankthe, duke mos u ndier të privuar.

 
 
Picture
Të shkundurit bën që truri të lëvizë brenda kafkës dhe të ndrydhet nga të goditurit në ashtin e kafkës. Kjo ndrydhje shkakton të ënjturit, gjakderdhjen dhe presionin në tru. Enët e gjakut mund të pëlcasin, nervat të dëmtohen dhe retina e syrit mund të shkëputet ose nervat optike të gërvishten, gjë që mund të sjellë verbërinë.Çka është sindroma e foshnjës së shkundur?
Është një grup simptomesh të lëndimeve të shkaktuara nga shkundja e foshnjës. Të shkundurit e foshnjës mund të shkaktojë këto gjendje serioze:
* Lëndimi i syrit dhe/ose verbërimi
* Lëndimi i trurit
* Konvulsioni (spazma)
* Paraliza
* Zhvillimi i vonuar
* Vdekja


Çka ndodhë kur shkundet foshnja
Koka e foshnjës është më e madhe dhe më e rëndë se pjesa tjetër e trupit, dhe deri në moshën dyvjeçare apo edhe më shumë, muskujt e tij të qafës nuk janë aq të fortë sa të mund të mbajnë kokën. Të shkundurit bën që truri të lëvizë brenda kafkës dhe të ndrydhet nga të goditurit në ashtin e kafkës. Kjo ndrydhje shkakton të ënjturit, gjakderdhjen dhe presionin në tru. Enët e gjakut mund të pëlcasin, nervat të dëmtohen dhe retina e syrit mund të shkëputet ose nervat optike të gërvishten, gjë që mund të sjelle verbërinë.

Pse e shkundim foshnjën
Të shumtën e herëve shkundja e foshnjës ndodhë nga frustrimi i prindit apo kujdestarit në përpjekje për t'ia ndalur vajin foshnjës. Rastet e tjera ndodhin nga aksidentet apo lojërat e vrazhda, siç është të hedhurit e fëmijës në ajër, të ngriturit poshtë-lart ose të luhaturit në rreth. Foshnjat mund të përjetojnë dëmtim të muskujve të zverkut. Disa prindër e dinë se fëmija nuk duhet të goditet, por ata nuk e kuptojnë se të shkundurit është shumë i dëmshëm. Lëndimet nga të shkundurit mund të jenë rezultat edhe i vrapimit apo kërcimit poshtë e lartë me foshnjën.

Si mund të parandalohet sindroma e foshnjës së shkundur
* Bëhuni të vetëdijshëm për aktivitetet që mund të shkaktojnë lëndime.
* Kur e përqafoni, e ngitni apo e lëshoni foshnjën gjithmonë mbajeni me dorë kokën e saj.
* Përpiquni të ndalni zemërimin ose frustrimin para se nevoja për ta goditur apo shkundur fëmijën të bëhet e pakontrollueshme. Merrni frymë thellë. Vëreni fëmijën në shtratin apo koshin e tij, që të jetë i sigurt dhe dilni nga dhoma. Nëse jeni vërtetuar se me fëmijën çdo gjë është në rregull, atëherë mund ta leni të qajë derisa ju të qetësoheni. Nganjëherë fëmijët qajnë pa ndonjë arsye ose kur janë shumë të lodhur.
* Kërko këshillim profesional për të mësuar aftësitë e perceptimit para se të bëhet ndonjë dëm. Mos lejoni që zemërimi t'ia zë vendin kënaqësisë që mund ta përjetoni me fëmijën tuaj.
* Nëse e keni shkundur fëmijën tuaj apo nëse mendoni se dikush e ka bërë këtë, menjëherë kërko ndihmë mjekësore.
* Kërkon ndihmën e mjekut nëse foshnja qanë për një kohë të gjatë ose jeni të shqetësuar për shëndetin e saj.

 
 
Picture
Pranvera është koha e alergjive. Ndoshta është kjo periudha ideale për të folur për kujdesin që duhet të tregojmë për sytë. Ja disa këshilla për të pasur sy të çlodhur, të qetë dhe shikim më të pastër.

Pranvera është koha e luleve, erës, diellit të ngrohtë, por edhe alergjive. Ndoshta është kjo periudha ideale për të folur për kujdesin që duhet të tregojmë për sytë, që janë shqisat më të ndjeshme të organizmit. Lodhja dhe skuqja e tyre shkakton simptoma të tilla, si dhembja e kokës apo shikimi i turbullt. Ja disa këshilla për t’i ndjekur në shtëpi dhe disa prej produkteve më të mira në qarkullim, për të pasur sy të çlodhur, të qetë dhe shikim më të pastër. Rregulli numër një është ai që fetat e kastravecit apo patateve shumë të ftohta duhet t’i mbani në sy për të paktën 15 minuta. Po ashtu edhe pecetat e pastra të lagura me kamomil të ftohtë, të cilat duhet t’i vendosni mbi qepalla. Kastraveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në qetësimin e irritimit të lëkurës dhe sidomos të syve. Ai ka edhe aftësi diuretike, çka e bën atë një faktor të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet urinare. Kastraveci përmban disa substanca të quajtura sterole, të cilat ulin nivelin e kolesterinës së dëmshme në gjak. Vetitë e tij kuruese janë përdorur që në lashtësi. “Yes to Cucumbers”, është një produkt i ri biologjik, i realizuar me 99 për qind të përbërësve me origjinë natyrale. Është në formë xheli që përhapet në pjesën rreth syve, të cilën përveçse e tonifikon i jep edhe një ndjesi freskie dhe qetësimi. Përbërësi kryesor i këtij produkti është kastraveci, i njohur për vetitë e tij natyrale çlodhëse për sytë. “Stick Yeux Effaceur de Fatigue” është një tjetër produkt kundër syve të lodhur. Ai përmirëson shenjat e lodhjes, duke tonifikuar dhe duke gjallëruar pjesën rreth syve. Përbërësi kryesori i tij është gjalpi i kikirikëve. “Renergie Yeux Multiple Lift” i “Lancome” bazohet në kombinimin e dy formulave komplementare në një produkt të vetëm. I pari është një krem për të ushqyer lëkurën dhe për të hequr rrudhat rreth syve. Produkti i dytë që gjendet në pjesën e kapakut ka një ngjyrë të lehtë dhe është në gjendje të përmirësojë shikimin, duke qetësuar sytë. Të dyja këto produkte aplikohen njëri pas tjetrit dhe sipas specialistëve arrijnë të qetësojnë ënjtjen e syve, qeskave poshtë tyre dhe përmirësojnë shikimin. Për sy më të bukur këshillohet edhe përdorimi i “Cool eyes”, maska një njëpërdorimshe në formën e fetave të kastravecit. Ato kanë veprim ultrafreskues dhe qetësues, ideal për sytë e lodhur. Pasi vendosen, mbahen për rreth 15 minuta. Për një ndjesi më të madhe freskie, produkti mund të futet në frigorifer disa orë përpara përdorimit.
Rreziqet

Dihet që rreziku i dëmtimit të syve është gjithnjë e më i madh. Duke kaluar ditë të tëra përpara ekranit të kompjuterit apo televizorit, ndotja e ambientit që vjen nga të gjithë agjentët atmosferikë, ajri i kondicionuar, alergjitë, diabeti, madje së fundmi edhe nga sëmundjet reumatike. Pasoja është një dhe e vetme: lodhje, irritim dhe skuqje e syve. Ky është një shqetësim nga i cili vuajnë shumë njerëzit, aq sa çdo vit, rreth 20 milionë persona ankohen nga ky problem dhe u drejtohen specialistëve, me qëllim largimin e kësaj dhembjeje të bezdisshme. Mjekët okulistë pohojnë se përdorimi i pakontrolluar i produkteve të ndryshme për një kohë të gjatë ndikon në përkeqësimin e shikimit. Produktet “shpëlarëse” që tregtohen nga farmacitë ambulante nëpër supermarkete mund ta përkeqësojnë rishtas gjendjen e syrit. “Edhe në të shkuarën, shumë simulantë apo lot artificialë, shiteshin pa manualin e përdorimit. Në këto kushte, ndërhyrja mbrojtësve në supermarkete do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen. Për këtë arsye dua t’i bëj thirrje qytetarëve që, pasi të kenë blerë këto produkte në markete, të lexojnë fillimisht manualin e përdorimit”, tregojnë mjekët.
Syzet e diellit

Përdorimi i syzeve të diellit për mbrojtje duhet të fillojë gjatë fëmijërisë. Duke zvogëluar ekspozimin nën rrezatimin diellor, është e mundur që të parandalohet dëmtimi i indeve okulare nga rrezet ultravjollcë.

Ndonjëherë syri i njeriut krahasohet me një kamera të gjallë mahnitëse. Ai ka një lente të përkryer, që mund të fokusojë pamjet të cilat shihen në një distancë prej disa centimetrash deri në disa kilometra, si dhe një mekanizëm që përshtatet automatikisht me ndryshimin e intensiteteve të dritës. Rrezet e dritës futen në sy përmes kornesë (thierzës), membranës së fortë të jashtme që mbulon kokërdhokun e syrit dhe i ruan formën. Më pas ato kalojnë përmes së çarës në iris, pjesa me ngjyrë e syrit.

Kjo e çarë, bebja e syrit, ngushtohet apo zgjerohet automatikisht duke kontrolluar sasinë e dritës që futet. Pamjet e fokusuara bien mbi retinën që ndodhet prapa kokërdhokut të syrit. Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi për rreth një minutë. Sytë të rrotullohen në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.

 
 
Picture
ruthi është një sëmundje infektive, nga më të rëndat. Transmetohet përmes sekreteve nga hunda dhe goja e të sëmurëve të hedhura në ajër. 
Vaksinimi më korrekt dhe më i suksesshëm do të bëhet poqëse vaksinimi kundër fruthit fillon pas muajit të 15 të jetës e deri në muajin e 18, gjegjësisht deri në fund të vitit të dytë të jetës. Dhënia e vitaminës A preferohet së bashku me vaksinën e sidomos të fëmijët e ushqyer dobët.

Kufiri i aplikimit të vaksinës kundër fruthit në kushtet tona është mosha 14 vjeçare. Nëse kërcënohet epidemia e fruthit, atëherë imunizimi mund të kryhet edhe pas muajit të 6 të jetës, por me kusht që edhe një dozë e vaksinës kundër fruthit, të njëjtëve, t'u aplikohet pas muajit të 15 të jetës, gjegjësisht deri në fund të vitit të dytë të jetës.
Rivaksionimi në Kosovë preferohet të bëhet pas vitit të 12 të jetës.

Ku të drejtoheni për ndihmë? 
1. Pediatri juaj 
2. Infektologu                                                                

 
 
Picture
Specialistë në fushën e mjekësisë kanë arritur në përfundimit se tymi i duhanit dobëson dëgjimin.
Sipas studimeve në këtë fushë edhe ata persona të cilët nuk konsumojnë duhanin por ndodhen në kontakt me persona që pinë duhan, dëmtohen dhe dobësohen shumë nga ana dëgjimore.

Ky studim është kryer në mbi 3000 persona në SHBA dhe mjekët kanë arritur në rezultat dhe enët e vogla të gjakut në sistemin e dëgjimit shkatërrohen si rezultat i tymit të duhanit dhe në këtë në këtë sistem nuk arrin oksigjeni i nevojshëm dhe kjo dobëson sistemin e dëgjimit. 

 

    Shëndeti

    Në këtë portal ju do te gjeni informacione rreth Shëndeti